Lajme
Numri i ri i albinfo.ch flet për vaksinimin dhe kulturën shqiptare në Zvicër
Fokusi kësaj here është te “invazionit” të kulturës shqiptare në Zvicër, që “ka ndodhur dhe po ndodh” këto dy-tri javët e fundit
Duke filluar nga sot, vjen në duart e lexuesve numri më i ri i magazinës albinfo.ch. Ky numër fokusohet te kultura dhe te vaksinimi. Kur jemi te para, fjala është për “invazionin” e kulturës shqiptare në Zvicër, që “ka ndodhur dhe po ndodh” këto dy-tri javët e fundit.
Janë një sërë shfaqjesh të filmave dhe dramave, kryesisht nga Kosova, që po jepen në kinematë dhe teatrot zvicerane, të gjitha nga fundi i shtatorit dhe fillimi i tetorit. Po ashtu, edhe Java e Kulturës Shqiptare në Zvicër, në organizim të KSHZ-së, e cila është duke u zhvilluar këto ditë, bën pjesë në këtë “invazion”.
Duke qenë se në Zvicër ende janë në fuqi masat për luftimin e Covid-19, në këtë kontekst edhe fushata për vaksinim të popullatës, albinfo.ch publikon apelin e një numri emrash prominentë drejtuar komunitetit shqiptar të Zvicrës që të vaksinohet. “Vaksinohu, shpëto jetë”, është motoja e këtij apeli.
Temë tjetër interesante që mund të lexohet në numrin më të ri të magazinës është edhe ajo e titulluar “Kujt i pengon emri Yllirian”. Bëhet fjalë këtu për një ndalesë absurde që autoritetet maqedonase i kanë bërë një çifti shqiptarësh nga Zvicra, për të mos pagëzuar fëmijën e tyre me emrin e zgjedhur.
Po ashtu edhe kësaj radhe kemi portrete emrash të përveçëm nga diasporës shqiptare, kryesisht ajo në Zvicër, prezantime kompanish të suksesshme etj.
Magazina albinfo.ch, ashtu sikurse deri tani, mund të gjendet dhe të merret falas në shumicën e ambienteve të frekuentuara nga shqiptarët në Zvicër.
Lexim të këndshëm!
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











