Fotolajmi
Numri i emigrantëve arriti në 250 milionë në vitin 2015
Numri i emigrantëve në botë është rritur nga 79 milionë sa ishte në vitin 1960, në 250 milionë në vitin 2015. Këto të dhëna paraqiten nga agjencia “Reuters”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve, përjell albinfo.ch.
Emigrantët ndërkombëtarë, ata që jetojnë në një vend tjetër nga atdheu i tyre, përbëjnë deri 3.3% të popullsisë së botës.
Emigrantët dhe refugjatët shpesh udhëtojnë në të njëjtën mënyrë, por emigrantët ekonomikë largohen nga vendi për të kërkuar mundësi më të mira ekonomike për veten e tyre dhe familjet e tyre në një vend tjetër, derisa refugjatët ikin nga konfliktet dhe persekutimet.
Në fund të vitit 2015, në mbarë botën ka pasur 65.3 milionë njerëz të zhvendosur me dhunë, nga të cilët 21.3 milionë ishin refugjatë, 40.8 milionë janë zhvendosur brenda vendit dhe 3.2 milionë ishin azilkërkues.
Një në 113 njerëz në botë është kandidat për azil, apo refugjat ose i zhvendosur.
Këtë vit, më shumë se 4.700 emigrantë vdiqën duke u përpjekur për të arritur në Evropë nëpërmjet detit, duke e bërë atë vitin më vdekjeprurës. Italia është destinacioni kryesor për emigrantët dhe refugjatët që vijnë nga deti me anije në Evropë, dhe këtë vit në këtë vend erdhën më shumë se 179,000 njerëz.
SHBA ka numrin më të madh të emigrantëve ndërkombëtarë (47 milionë), e ndjekur nga Gjermania (12 milionë), Rusia (11.6 milionë), Arabia Saudite (10.2 milionë) dhe Bahreini (8.5 milionë).
Në vitin 2015 emigrantët në mbarë botën kanë dërguar pothuajse 600 miliardë $ për të afërmit në vendet e tyre.
Nëntë nga 10 refugjatë jetojnë në vendet e zhvilluara, ndërsa Turqia ka më se 3 milionë refugjatë.
Numri i njerëzve, të cilët kanë lëvizur për shkak të fatkeqësive natyrore, duke përfshirë stuhitë, përmbytjet dhe thatësirat, arrin në 22.5 milionë njerëz në vit, deri në vitin 2008, dhe kjo shifër vazhdon të rritet.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










