Shkurt.ch
Numri i azilkërkuesve, i madh edhe në vitin 2013
Drejtori i BFM, Gattiker ka thënë se presioni më i madh i migracionit vjen nga Afrika. Ai ka përmendur si sukses futjen e procedurës 48 orëshe të azilit për shtetasit ballkanikë
Drejtori i Zyrës Federale për Migracion, Mario Gattiker ka deklaruar se numri i kërkesave për azil në Zvicër do të vazhdojë të mbetet i lartë, edhe në vitin 2013.
Për të përballuar të gjitha këto kërkesa, zyra e tij ka nevojë edhe për 50 deri 70 nëpunës të rinj, ka thënë Gattiker në një intervistë për gazetat “Neue Luzerner Zeitung” dhe “St. Galler Tagblatt”.
Ai ka shtuar se për shtimin e personelit do të bëhet fjalë në rishqyrtimin e radhës që do t`i bëhet buxhetit. Sipas Gattiker-it, që në muajin shkurt të vitit që po shkon zyrës së tij i qe lejuar hapja e vendeve të reja të punës, të cilat janë plotësuar gjatë vjeshtës.
Drejtori i Zyrës për Migracion duke bërë një bilanc të punës së zyrës së tij ka thënë se mund të përmenden zhvillime pozitive. Ndër to ai ka përmendur si sukses futjen e procedurës së shkurtuar 48 orëshe të azilit për shtetasit ballkanikë.
Sipas tij, për dy muaj të funksionimit, kërkesat e azilit nga regjioni në fjalë kanë rënë për 90 për qind.
Por, Gattiker ka shtuar se presioni i migrimit vjen në radhë të parë nga Afrika. Kjo, sipas tij edhe për faktin se popullsia në Afrikë është katërfishuar gjatë 30 viteve të fundit.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










