Lajme
Numri ditor i viktimave nga COVID-19 në Gjermani në rritje të konsiderueshme
Gjermania regjistroi sot 590 vdekje nga COVID-19, numri më i rëndë ditor që nga fillimi i pandemisë.
Sipas agjencisë gjermane të kontrollit të sëmundjeve, vendi ka regjistruar gjithashtu 20 815 infektime të reja në 24 orët e fundit, kundrejt 14 054 rasteve të reja të konfirmuara një ditë më parë.
Pavarësisht nga bllokimi i pjesshëm që filloi më 2 nëntor, Gjermania nuk ka arritur të përmbushë qëllimin e saj për të ulur numrin e infektimeve të reja në më pak se 50 raste për 100 000 banorë, për një periudhë shtatëditore.
“Shkalla e infeksionit është tani 149 raste për 100 000 banorë, gati tri herë sa kufiri i vendosur nga qeveria”, tha Instituti Robert Koch (RKI).
Instituti paralajmëroi se infektimet e reja janë rritur te të moshuarit javët e fundit dhe kanë çuar në një rritje të numrit të rasteve të rënda dhe vdekjeve.
Sipas shifrave të fundit, 4 257 pacientë me COVID janë aktualisht duke u trajtuar në njësitë e kujdesit intensiv (ICU).
Gjermania është vendi i pestë në Europë për nga numri i infektimeve me koronavirusin e ri, pas Francës, Spanjës, Britanisë së Madhe dhe Italisë
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











