E-Diaspora
Numri 21 i “albinfo.ch”, në duart e lexuesve
Këto ditë në duart e lexuesve ka ardhur numri më i ri, i 21-ti me radhë i magazinës albinfo.ch. Ky numër ka një temë bosht, organizimin e shqiptarëve në Zvicër, temë të cilën e shtjellojnë shumica e teksteve të këtij numri.
Redaksia e albinfo.ch, duke dashur të ofrojë për lexuesin e saj një pasqyrë sa më reale mbi shkallën e organizimit të diasporës shqiptare të Zvicrës, gjegjësisht mbi atë se kush e përfaqëson atë, ka zhvilluar një numër intervistash me bartës të këtij organizimi, në sfera të ndryshme. Këtu bëjnë pjesë intervista me përfaqësues ose kryetarë të: Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës, të LAPSH Naim Frashëri, të Unionit të Imamëve Shqiptarë të Zvicrës, të Misionit Katolik Shqiptar të Zvicrës etj.Intervista me ministrin e diasporës në Qeverinë e Kosovës, Valon Murati është plotësim i këtij kuadri.
Po ashtu edhe editoriali i revistës ashtu si dhe analiza dhe opinione të publikuara në këtë numër merren me po këtë temë, organizimin e shqiptarëve në Zvicër gjegjësisht me pyetjen se kush i përfaqëson shqiptarët në këtë vend.
Në numrin më të ri të albinfo.ch mund të lexoni edhe tema të tjera nga shumë sfera të jetës, por që në çdo rast kanë të bëjnë me diasporën ose i flasin asaj. Këtu hyjnë intervista me artistë si aktori shqiptar i kinematografisë gjermane Kasem Hoxha, kitaristi Nderim Arifi, gjimnastja kampione e Zvicrës Besjana Iseni etj.
Tema të tjera si një intervistë me një politikan zviceran (Pirmin Müller), një artikull mbi “kerret e vjetra” që diaspora i dërgon në Kosovë etj. janë pjesë e larushisë së këtij numri të albinfo.ch.
Albinfo.ch sikurse deri tash mund të gjendet dhe të merret falas në shumë pika që frekuentohen nga shqiptarët si: klube, shoqata, lokale hoteliere, shitore, xhami, kisha, tubime të ndryshme etj. Ndërsa ata që duan ta kenë albinfo.ch në shtëpi, këtë mund ta sigurojnë duke bërë abonimin e saj vjetor, me pagesë.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











