Kosova
Numërohen mbi 92% e votave për kandidatët për deputetë
Duket se procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë është drejt përfundimit. Sipas të dhënave të Qendrave Komunale të Numërimit, deri më 19 shkurt janë numëruar 92.73 për qind e vendvotimeve, që përfshin 2.349 nga gjithsej 2.533 vendvotime.
Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numërimi ka përfunduar në 31 komuna, ndërsa ende po vazhdon në shtatë të tjera: Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan.
Pas përfundimit të numërimit të këtyre votave, do të nisë numërimi i votave nga diaspora, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.80 për qind. Ajo pasohet nga Partia Demokratike me 22.03 për qind të votave, Lidhja Demokratike me 17.63 për qind, e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.46 për qind.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













