Kosova
Numërohen 80 % të votave me postë, LVV prin bindshëm
Lëvizja Vetëvendosje kryeson në këto vota me 71.29 për qind, pasuar nga LDK-ja me 10.66 për qind dhe PDK-ja me 9.04 për qind.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar 80.43 për qind të votave me postë për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Lëvizja Vetëvendosje kryeson në këto vota me 71.29 për qind, pasuar nga LDK-ja me 10.66 për qind dhe PDK-ja me 9.04 për qind.
E në rezultatet e përmbledhura, ku përfshihen gjitha votat, kur janë numëruar 95.98 për qind të vendvotimeve, Vetëvendosja kryeson me rekord prej 50.52 për qind, pasuar nga PDK-ja me 20.48 për qind dhe LDK-ja me 13.37 për qind, transmeton albinfo.ch.
Vetëvendosja ka vendosur rekord edhe për nga numri i votave totale të mbledhura. Aktualisht i ka rreth 463 mijë. E, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po ashtu ka vendosur rekord si më i votuari. I ka afro 382 mijë vota. I dyti në listën e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, është te afro 300 mijë vota.
Në top 10 kandidatët më të votuar nëntë janë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në Top 10 është edhe kreu i PDK-së, Bedri Hamza, që ka marrë rreth 158 mijë vota.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














