Jeta në Zvicër

Nuk do te ketë rritje pagash në Zvicër

Pagat reale në vitin 2018 do të mbeten të pandryshuara në Zvicër, siç parashikohet nga Kongresi i Unionit Tregtar (TUC). Anëtarët e anketuar të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e krahasojnë Zvicrën së bashku me Spanjën (-0.1 për qind), Italia (-0.6 për qind) dhe në Mbretërinë e Bashkuar (-0.7 për qind), shkruan albinfo.ch.

Mesatarja evropiane është 0.6 për qind e rritjes reale të pagave. Për shkak të situatës së ngjashme ekonomike, pagat duhet të jenë të krahasueshme me të Gjermanisë, sipas Fischer nga “Travail Suisse”. Sipas TUC, pagat reale do të rriten me rreth 1 për qind në vitin 2018. Duke marrë parasysh inflacionin në Zvicër prej rreth 0.5 për qind, zviceranët do të duhej të merrnin një rritje mesatare nominale prej 1.5 për qind. Në fakt, pagat e vitit 2017 rezultuan në një rritje mesatare prej 0.5 deri në 1 për qind.

Që në mesin e dhjetorit 2017 «Travail Suisse» kishte kritikuar ashpër punëdhënësit për rrritjen e pagave. Punëtorët nuk mund të përfitonin ende nga perspektivat verbuese të kompanive. Për shkak të inflacionit dhe rritjes së premeve të sigurimeve shëndetësore, shumica me rritje nominale prej 0.5 deri në 1 për qind vështirë se do të kishin më shumë para në kuletat e tyre.

Më pak pesimist është Rudolf Minsh nga «Economiesuisse». Ai pret mesatarisht në 2018-ën një rritje të lehtë të pagave reale prej rreth 0.3 për qind. Me disa për qind nuk mund të pritej në Zvicër për shkak të nivelit të lartë të pagave, transmeton albinfo.ch.

Përveç kësaj, rritja e produktivitetit në Zvicër është mjaft modeste. “Ekonomia zvicerane ka pasur vite të vështira dhe shumë kompani ende e ndjejnë atë”, thotë Minsch. Megjithatë, pagat reale janë rritur gjithmonë vitet e fundit. Nëse kompanitë rrisin përsëri investimet e tyre në të ardhmen dhe rritet produktiviteti në Zvicër, pagat reale mund të rriten edhe më fort, sipas Minsch.

Rritja më e madhe e pagave reale është regjistruar sipas Kongresit të Unionit Tregtar (Trades Union Congress TUC) me pothuajse 5 për qind në Hungari. Vendet e tjera të Evropës Lindore, si Letonia, Polonia dhe Republika Çeke, janë në krye të tabelës sa i përket rritjes së pagave.