Lajme
Nuk shkurtohen procedurat për azilkërkuesit e Ballkanit
Kërkesat për azil nga Ballkani nuk do të refuzohen automatikisht në të ardhmen
Klasifikimi i shteteve të Ballkanit si vende “të sigurta” nuk do të shpejtojë procedurat për dëbimin më të shpejtë të azilkërkuesve nga Gjermania, shkruan gazeta gjermane “Tageszeitung”.
Azilkërkuesit nga Serbia, Bosnja dhe Maqedonia vazhdojnë të zhvillojnë procedurat e pandryshuara të azilit në Zyrën Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF). Kjo do të thotë se azilantët intervisohen si deri më tani.
Azil marrin vetën ata që kërcënohen personalisht nga persekutimi, tortura, dhuna joshtetërore apo kërcënime të ngjashme.
Sipas ligjit, mund të merren në konsideratë edhe diskriminimet e shumëfishta, të cilat në efekt të fundit janë të barasvlershme me persekutimin.
Problemi i aplikuesve nga Ballkani Perëndimor është se ata nuk mund të sjellin apo të dëshmojnë fakte relevante.
Deri tani gati të gjitha kërkesat për azil nga Ballkani Perëndimor janë refuzuar, shkruan “Tageszeitung”.
Se sa zgjasin procedurat e azilit është vetëm çështje e organizimit dhe jo ligjore. Prej disa kohësh kërkesat për azil të aplikantëve serbë, boshnjakë dhe maqedonas kanë prioritet në BAMF.
Prandaj këto procedura azili zgjasin vetëm tre deri katër muaj, ndërsa aplikantët nga vendet e tjera duhet të presin mesatarisht tetë muaj për vendimin për të ardhmen e tyre në Gjermani.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











