Lajme
Nuk respektohet marrëveshja e FMN-së
Autoritetet kosovare duhet t’i respektojnë marrëveshjet e nënshkruara me institucionet financiare ndërkombëtare, thonë ekspertë të ekonomisë. Komentet e tyre pasojnë premtimet e kryeministrit në dorëheqje, Hashim Thaçi, për rritjen e pagave të punëtorëve të arsimit dhe të sektorit publik. Zotimet e tilla thuhet se shkelin një marrëveshje të Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Detyrimet që Republika e Kosovës ka karshi Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe institucioneve tjera financiare ndërkombëtare duhet të respektohen, thonë njohës të çështjeve ekonomike, për të shtuar se ndryshimet eventuale të marrëveshjeve me këto mekanizma, mund të bëhen vetëm me pëlqimin e të dyja palëve.Në një marrëveshje të arritur në korrik të këtij viti, në mes të ekzekutivit të vendit dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, thuhet se të gjitha shpenzimet për paga gjatë vitit 2011 nuk guxojnë të tejkalojnë shumën prej 7.4 për qind të Bruto Prodhimit Vendor (GDP).
Me këtë marrëveshje, qeveria ishte zotuar, siç thuhej, se do t’i kushtëzojë shpenzimet e saj edhe gjatë vitit 2011.Por, gjatë fushatës parazgjedhore, kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, ka premtuar rritje të pagave për punonjësit në sektorin publik, ndërkaq mësimdhënësve iu ka premtuar rritje pagash deri në 50 për qind.
Të gjitha zotimet janë të planifikuara dhe do të jenë të zbatueshme, ka thënë Thaçi, për të shtuar se për buxhetin dhe destinimin e tij vendosin institucionet e Republikës se Kosovës.Njohës të çështjeve ekonomike nuk mund të vlerësojnë nëse është shkelur marrëveshja e nënshkruar ndërmjet FMN-së dhe qeverisë në dorëheqje.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












