Lajme
Nuk pati trafikim organesh në Kosovë
"Nuk ka dëshmi se gjatë luftës është bërë trafikim i organeve në Kosovë", ka thënë kryeprokurori Willimason, duke hedhë poshtë pretendimet e senatorit zviceran, Dick Marty
Kryeprokurori amerikan, Clint Williamson, i cili udhëhoqi Task Forcën e hetimeve speciale të Bashkimit Evropian lidhur me pretendimet e senatorit zviceran Dick Marty, ka arritur në përfundim se në Kosovë nuk ka pasur trafikim organesh gjatë luftës së fundit të vitit 1999.
“Nuk ka dëshmi se gjatë luftës është bërë trafikim i organeve në Kosovë”, ka thënë Willimason, duke hedhë poshtë pretendimet e senatorit zviceran, raporton Klan Kosova.
Ky medium merr vesh se ky është përfundimi i hetimeve të kryeprokurorit Williamson. Raporti i tij, i paraparë të publikohet në qershor, është shtyrë për dy muaj dhe do të shfaqet në gusht.
Pasi këtij hetimi, Williamson, ish-shef i komponentes së Drejtësisë në Administratën e UNMIK-ut, do të largohet nga kjo detyrë, pasi që hetimet për trafikim organesh ishin misioni i tij. Burimet ndërkombëtare kanë thënë, se ai do të zëvendësohet nga një tjetër prokuror amerikan.
Prokurori i ardhshëm do të hetojë 12 raste të tjera për krime lufte, për të cilat Task Forca aktuale e Willamsonit ka gjetur fakte të jenë kryer në Kosovë pas ndërhyrjes së KFOR-it (12 qershor).
Ato raste janë individuale dhe nuk përfshijë ndonjë ndërmarrje të organizuar. Aktakuzat për këto 12 raste, siç merret vesh KK, do të ngritën diku ka fundi i vitit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












