Lajme
Nuk mbështeten produktet vendore
TVSH-ja e lartë, taksat doganore për lëndën e parë, financimi i vështirë i bizneseve, normat e larta të interesit, janë vetëm disa nga vështirësitë, më të cilat sektori i prodhimtarisë në Kosovë është ballafaquar vazhdimisht
Institucionet e Kosovës nuk kanë mbështetur sa duhet sektorin e prodhimtarisë. Kjo ka bërë që produktet vendore të mos jenë shumë të pranishme në tregjet evropiane, thonë përfaqësues të bizneseve në Kosovë.
Tatimet e larta mbi vlerën e shtuar, taksat doganore për lëndën e parë, financimi i vështirë i bizneseve, normat e larta të interesit, janë vetëm disa nga vështirësitë, më të cilat sektori i prodhimtarisë në Kosovë është ballafaquar vazhdimisht.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka thënë se edhe përkundër mjaft vështirësive disa nga produktet vendore kanë arritur të fitojnë besimin e qytetarëve. “Po fuqizohen kapacitetet e prodhueseve kosovare në disa aspekte ndoshta më shume duke e ruajtur primatin në atë që njihet si produkte tradicionale. Në veçanti produktet bujqësore, ushqimore dhe jo ushqimore ku cilësia dita ditës po përmirësohet ato po arrijnë të depërtojnë edhe jashtë vendit dhe do të përbënin një bazë të mirë të ekspertit”, ka thënë Zeka.
Sidoqoftë, deficiti tregtar në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Importi në Kosovë brenda një viti kalon shifrën prej 2 miliardë eurosh në vit, derisa kontributi i eksporteve në volumin tregtar është shumë i ulët, rreth 200 milionë euro. Këto të dhëna zyrtare, tregojnë se konsumimi i produkteve kosovare vazhdon të jetë nën nivelin e dëshiruar. Në Kosovë vazhdimisht organizohen panaire të ndryshme ushqimore të cilat kanë për qëllim promovimin e produkteve vendore. Një panair i tillë është duke u mbajtur në Prishtinë.
Industria e mishit “Meka” është pjesëmarrëse në këtë panair. Piro Piraj menaxher i kësaj kompanie tregon për Radion Evropa e Lirë se interesimi i qytetarëve për të provuar produktet e kësaj kompanie e është i madh. Megjithatë, ai tregon se depërtimi i produkteve të tyre jashtë vendit ka qenë i vështirë. “Kemi pasur kërkesa të ndryshme që të eksportojmë jashtë vendit mirëpo për shkaqe të ndryshme nuk kemi arritur të prodhojmë për eksport”, shton ai.
Qytetarët japin mendime të ndryshme rreth produkteve vendore. Disa prej tyre preferojnë që të konsumojnë më shumë produkte vendore sesa ato të importuara.
Adelina Hasani një qytetare nga Prishtina thotë se iu beson më shumë produkteve vendore. “Produktet vendore janë më të mirë sesa ato që importohen. Sidomos produktet e qumështit kanë arritur të jenë mjaft cilësore”, shton ajo.
Ngjashëm shprehet edhe Besim Kastrati. “Më shumë blej produkte vendore, janë të mira, kanë përmirësuar cilësinë, duhet t’i provosh dhe nuk do t’i ndërrosh”, shprehet Kastrati.
Produktet të cilat prodhohen në Kosovë, sipas përfaqësuesve të biznesit vazhdojnë të sfidohen nga produktet e shteteve tjera. Por, që ata thonë se produktet vendore janë cilësore dhe sipas standardeve evropiane.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











