Shkurt.ch
Nuk lejohet vuajtja e dënimit të zviceranëve jashtë Zvicrës
Ky qëndrim vjen si rezultat i ekspertizës së kryer nga Departamenti Federal i Sigurisë. Sipas ekspertizës, një gjë e tillë do të ishte shkelje e të drejtave të njeriut
Kantonet e Zvicrës nuk kanë të drejtë t`i dërgojnë të burgosurit për të vazhduar vuajtjen e dënimit në vende të tjera. Ky qëndrim vjen si rezultat i ekspertizës së kryer nga Departamenti Federal i Sigurisë. Sipas ekspertizës, një gjë e tillë do të ishte shkelje e një të drejte të njeriut për të burgosurit.
Pas kësaj ekspertize, kantonet e Zvicrës Gjermane kanë vendosur që të mos e praktikojnë dërgimin e të burgosurve të tyre jashtë vendit, siç ishte vendosur në kuadrin e një projekti të mëparshëm. Por çështja është më problematike në kantonet frankofone, ku burgjet prej kohësh janë të mbipopulluara dhe për këtë arsye kanë marrë disa herë kritika nga instanca të ndryshme të drejtësisë.
Benjamin Brägger nga konkordati i burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe asaj qendrore ka thënë për magazinën televizive 10vor10 se “ne nuk e kemi ngarkesën e njëjtë të burgjeve sikur në Zvicrën frankofone. Risi është se madje edhe në burgjet e tipit të mbyllur kemi vende të lira”.
Për shkakun se në Zvicrën gjermane këtë vit ka pasur rekord të vendeve të lira që nga viti 2008, konkordati i burgjeve të këtij regjioni u ka ofruar kantoneve të Zvicrës frankofone që t`i sjellin të burgosurit e tyre për të vuajtur dënimin këtu.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











