Kosova
Kolona të gjata: Pse nuk lehtësohet kalimi në kufirin Kosovë-Shqipëri?
Kolona të gjata po krijohen në pikëkalimin kufitar në Vërmicë tash e disa ditë, për shkak që Policia e Shqipërisë nuk po e respekton marrëveshjen për kalimin me procedurë të përshpejtuar.
Kështu duket pika kufitare në Vërmicë në orët e pasdites. E, qytetarët, të cilët duan të hyjnë nga Shqipëria në Kosovë, u duhet të presin radhë të gjata deri mbi një orë, raporton KTV, përcjell Albinfo.ch.
Pritje të tilla të qytetarëve për të hyrë në Kosovë ishin edhe pasditen e së dielës.
Këto pritje, qytetarët thonë se po u sjellin shumë telashe.
Por, disa prej tyre thonë se pritjet nuk janë të gjata, pasi që kjo zakonisht ndodh në sezonin e verës.
E, derisa ekipi i Kohavisionit po xhironte kolonën e gjatë të dielën pasdite, policia kufitare liroi veturat që të kalojnë kufirin me procedurë të përshpejtuar.
Derisa kolonat për të hyrë në Kosovë, nga pikëkalimi kufitar në Vërmicë, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ditëve të fundit kanë zgjatur deri në 5 orë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, i cili këtë vikend vizitoi këtë pikë kufitare, tha se vështirësi janë në pjesën e kufirit të Shqipërisë, për shkak të infrastrukturës së pamjaftueshme për kalimin e automjeteve, e sidomos kamionëve dhe mauneve nga Shqipëria në Kosovë.
Nga fillimi i zbatimit të Marrëveshjes e deri në muajin e kaluar, në Pikën e Përbashkët të Kalimit kufitar Vërmicë-Morinë, kanë kaluar mbi 1 milion persona.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











