Tematike
Qeveria e Zvicrës: Nuk ka më zbutje të masave para fundit të majit
Qeveria ka paraqitur një plan trefazësh të masave: Faza e parë është fazë e mbrojtjes, pas saj vjen faza e stabilizimit dhe në fund, ajo e normalizimit

Këshilli Federal i Zvicrës nuk pret që lehtësimi i radhës i masave kundër përhapjes së koronavirusit do të jetë i mundur para fundit të majit.
Në planin afatgjatë, qeveria synon kthimin në normalitet me një model trefazor, raporton sda.ch.
Për shkak të situatës epidemiologjike dhe hapave të mëdhenj të hapjes që u morën të hënën e kaluar, vështirë se do të ketë ndonjë lehtësim të mëtejshëm përpara 26 majit, është kumtuar nga Këshilli Federal sot, pas mbledhjes së tij, transmeton albinfo.ch.
Më 12 maj, qeveria planifikon të prezantojë një marrëveshje dhe, nëse është e nevojshme, të dërgojë një paketë hapjeje në kantone për konsultim.
Kthimi në normalitet, në tri faza
Për planifikim afatgjatë, Këshilli Federal ka dërguar sot (e mërkurë) një model trefazor në kantone për konsultim. Plani përbëhet nga faza e parë që është fazë e mbrojtjes, një fazë stabilizimi dhe një fazë normalizimi.
Sa më shumë njerëz të vaksinohen, aq më pak ekziston rreziku që sistemi shëndetësor të mbingarkohet, thuhet në komunikatë. Prandaj, strategjia bazohet në progresin e vaksinimit.
Vlerësuar sipas modelit në fjalë, Zvicra aktualisht ndodhet në fazën e mbrojtjes. Kjo fazë zbatohet deri në momentin kur të gjithë njerëzit veçanërisht të prekshëm që duan të vaksinohen të jenë vaksinuar plotësisht, me dy doza.
Deri atëherë duhet të vazhdohet të mbahen masat që janë në fuqi Këshilli Federal supozon se kjo do të ndodhë në fund të majit.
Daza e mbrojtjes pasohet nga faza e stabilizimit, e cila zgjat derisa të vaksinohen të gjithë të rriturit në Zvicër që duan të vaksinohen, transmeton albinfo.ch. Nëse gatishmëria për të vaksinuar është 60%, Këshilli Federal pret që kjo të ndodhë në fund të korrikut. Parakushti, megjithatë, është që të mos ketë pengesa të mëtejshme të furnizimit dhe që fushata e vaksinimit të vazhdojë sipas planit.
Në fund, pas vaksinimit të të gjithë të rriturve, faza e tretë, ajo e normalizimit vijon me heqjen e gjerë të masave. Këshilli Federal është i mendimit se në atë fazë nuk mund të arsyetohen asnjëra nga masat që aplikohen tani, përcjell albinfo.ch. Kjo nënkupton se do të hiqen edhe detyrimi për maskë, rregullat e distancës dhe kufizimet e kapacitetit të ambienteve ku mbahen aktivitete sportive, kulturore etj.
Nëse megjithatë ka shumë njerëz që infektohen edhe pas kësaj faze, Këshilli Federal rezervon të drejtën për të rivendosur masa të caktuara – por vetëm për njerëzit që nuk janë vaksinuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të Ish-futbollisti i njohur shqiptar, Taulant Xhaka, po vazhdon karrierën e tij në futboll, por tani në...
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët
-
Oficeri i FSK-së, diplomon në Akademinë e Mbrojtjes në Kroaci
-
30 Vjet me Filarmoninë e Vjenës, Shkëlzen Doli: Një udhëtim i jashtëzakonshëm muzikor
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht