Lajme
Nuk ka pasur interesim për PTK-në në afatin shtesë
Komisioni vlerësues ka raportuar se edhe më tutje formalisht mbesin dy kompani të parakualifikuara për privatizimin e PTK-së
Komisioni Qeveritar i Privatizimit të Postës dhe Telekomit, ka analizuar ecurinë e procesit të privatizimit të PTK-së, si dhe ka marrë vlerësimin e komisionit vlerësues për vazhdimin e kohës për parakualifikim.
Komisioni vlerësues ka raportuar se nuk është parakualifikuar asnjë kompani e re në afatin shtesë dhe se edhe më tutje formalisht mbesin dy kompani të parakualifikuara për privatizimin e PTK-së, ka bërë të ditur MZHE.
“Marrë në konsideratë se Telekomi Kroat nuk ka shprehur interesim për vazhdim te procesit, si dhe duke u thirrur në vendimin e Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës të Kosovës për një proces konkurrues, të hapur dhe transparent, duke ruajtur interesin nacional dhe vlerën e aseteve të PTK-së, KQP vendosi që të autorizojë Njësinë Implementuese dhe Këshilltarin e Transaksionit dhe Këshilltarin Strategjik që të analizojnë situatën e re dhe konform bazës ligjore dhe sjelljes me përgjegjësi shtetërore në këtë transaksion t’i ofroj KQP-së një plan për hapat e mëtutjeshëm në procesin e privatizimit të PTK-së”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Sipas njoftimit, Qeveria e Kosovës dhe KQP janë të përkushtuara për funksionalizimin e ekonomisë se tregut, për reformën strukturale ekonomike, konform planit të veprimit për zhvillim ekonomik, por gjithnjë duke zbatuar parimin e ruajtjes se vlerës se aseteve të Republikës se Kosovës, dhe konkurrencën e cila në kushtet e ekonomisë së tregut rezulton me vlera reale të transaksioneve.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit









