Bota
Nuk i shkoi askush për ditëlindje, prindërit pendohen për foton e publikuar
Prindërit thonë që vitin tjetër nuk kanë ndërmend t’ia bëjnë ditëlindjen me shokë, por do ta çojnë në ndonjë vend të bukur që të argëtohet
Prindërit e 6-vjeçarit të cilit nuk i erdhën shokët për ditëlindje, thanë se ishte ditëlindja e parë që i kishin planifikuar me shokë, ndaj dhe ai ishte mërzitur shumë që nuk i shkoi njeri.
Megjithatë, ata thonë që djali e kapërceu mërzitjen, pasi prindërit e nxorën shëtitje dhe e çuan nëpër lodra e argëtime të tjera.
Nëna thotë se do të donte të mos e kishte hedhur kurrë foton në rrjete sociale, për shkak të vëmendjes së madhe që mori fëmija. Ngjarja ndodhi në SHBA.
Ajo tregon se bashkëshorti i kishte thënë të mos e bënte, por ishte diçka çasti, pasi ndihej shumë e zemëruar, transmeton “TCH”.
“Nuk e bëmë as për vëmendje, as për dhurata”, thotë nëna. “15 nga prindërit e ftuar më kishin shkruar se do të vinin, ndërsa të tjerë kishin thënë që nuk mundeshin. Ishte diçka momenti. E postova foton në rrjetet sociale e kur ma kërkoi një media lokale, nuk prisja që prej aty të përhapej në gjithë botën”, thotë ajo, përcjell albinfo.ch.
Djali, ndërkohë, e ka kapërcyer mërzitjen, si çdo gjashtë-vjeçar. Të nesërmen ka shkuar në shkollë dhe shokët e kanë takuar të gjithë, duke i kërkuar falje që nuk kishin pasur mundësi të shkonin.
Prindërit thonë që vitin tjetër nuk kanë ndërmend t’ia bëjnë ditëlindjen me shokë, por do ta çojnë në ndonjë vend të bukur që të argëtohet.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












