Bota
Nuk i lejojnë të dhurojnë gjak, revoltohen refugjatët
Sipas tyre, përfaqësuesit e Kryqit të Kuq i kishin refuzuar në mënyrë të vrazhdë duke u thënë: “mësojeni më parë gjermanishten!"
Disa refugjatë të strehuar në Gjermani janë ndjerë të diskriminuar pasi që nuk u është lejuar të dhurojnë gjak në Kryqin e Kuq Gjerman.
Një valë pakënaqësie është ngritur kundrejt Kryqit të Kuq Gjerman në qytetin Zschopau, shkruan welt.de. Një grup refugjates kishin dashur të dhuronin gjak sikurse të tjerët, me qëllimin më të mirë që t`ia kthejnë me të mirë solidarizimin që shoqëria gjermane ka treguar për ta. Por, sipas tyre, përfaqësuesit e Kryqit të Kuq i kishin refuzuar në mënyrë të vrazhdë duke u thënë: “mësojeni më parë gjermanishten!”
Ky rrëfim është përhapur gjithandej dhe është bërë temë edhe në një mbledhje të komunës, transmeton albinfo.ch. Por atje ishte sqaruar se nuk ka pasur diskriminim në këtë rast. Ajo që ka ndodhur në fakt është se procedura e dhënies së gjakut parasheh në mënyrë detyruese që dhuruesi të plotësojë një formular. Dhe refugjatët shpeshherë nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë.
Në këta formularë duhen shënuar në mënyrë shumë të përpiktë të dhëna lidhur me sëmundjet e mëhershme eventuale dhe medikamentet e përdorura, përcjell albinfo.ch. Duke qenë se tek shumë refugjatë nuk mund të përjashtohet se do të bënin gabime gjatë plotësimit, ata shpesh refuzohen që të dhurojnë gjak.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, Mes lotësh, ylli kosovar tregon fëmijërinë e vështirë dhe përkushtimin e prindërve për suksesin e tij... -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë









