Uncategorized
Nuk hiqen vizat më 1 korrik për turqit
Ministri turk për Bashkimin Evropian, Jomer Çelik, tha se nuk ka asnjë shans të hiqet regjimi i vizave më 1 korrik për shtetasit turq në vendet e BE-së, shkruan gazeta “Hurriyet Daily News”, përcjell albinfo.ch.
Ministrat e brendshëm të 28 vendeve anëtare në Luksemburg nuk arritën një marrëveshje mbi liberalizimin e regjimit të vizave për Turqinë, Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Kosovën.
Ministrat përsëri insistuan që Turqia duhet të ndryshojë legjislacionin antiterror.
Heqja e regjimit të vizave për shtetasit turq nga 1 korriku ishte premtuar në marrëveshjen mes Turqisë dhe BE-së për të parandaluar valën e migrimit që përfshinte dhënien e ndihmës financiare për refugjatët në Turqi dhe përshpejtimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Çeliku vuri në dukje se periudha nga 1 korriku nuk është e mundur për të respektuar. ‘Por, ne mendojmë se kjo duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur’, shtoi ai.
Komisioni Evropian do të paraqesë një raport të ri mbi legjislacionin e Turqisë antiterror më 14 qershor.
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz









