Feja
Nuk heqin dorë nga kopshti i fëmijëve për myslimanët
Shoqata “Al Huda” në Volketswil të Cyrihut nuk ka hequr dorë nga projekti për hapjen e një kopshti të fëmijëve për myslimanët.
Përfaqësues të shoqatës kanë vendosur të ankohen në Gjykatë ndaj vendimit të Kantonit të Cyrihut që kishte kundërshtuar hapjen e kopshtit të parë mysliman për fëmijë parashkollorë në vend, me arsyetimin se komponentët ideologjikë që ofron ky institucion janë në kundërshtim me standardet lokale arsimore.
„Ne kemi vendosur, pas shqyrtimit të kujdesshëm, për të kundërshtuar ketë vendim në Gjykatën Administrative”, shkruan shoqata “al Huda” në faqen e saj. “NZZ am Sonntag” ka raportuar të dielën për procedimin e këtij rasti në gjykatë.
Kopshti i fëmijëve ishte paraparë të përfshinte 15 deri në 25 fëmijë.
Komponentët kryesorë të këtij institucioni arsimor ishin mësimi i gjuhës arabe dhe studimi i Kuranit.
Autoritetet e Zürichut kanë thënë se kjo qasje nuk është në përputhje me rregullat themelore të arsimit zviceran të obliguar, i cili përfshin tolerancën, hapjen dhe gatishmërinë për t’u angazhuar në dialog.
Në vendim thuhet se kopshtet e fëmijëve dhe shkollat duhet të sigurojnë që nxënësit e tyre nuk janë subjekt i ndikimeve ideologjike që rrënjësisht kundërshtojnë programin arsimor.
Po ashtu në vendim thuhet se qëllimet e kopshtit mysliman nuk përfaqësojnë vlerat pluraliste të arsimit zviceran.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













