Lajme
Zvicër: Nuk do të ketë shtrenjtim të biletave të transportit publik më 2023
Sipas Alliance Swiss Pass, në këtë mënyrë sektori i transportit publik dëshiron të rifitojë klientët që ka humbur për shkak të pandemisë
Për të gjashtin vit radhazi, shoqatat e tarifave dhe transportit në kuadër të të Alliance Swiss Pass heqin dorë nga rritja e përgjithshme e çmimit të biletave. Kështu synohet rritja e kërkesës për udhëtime me transport publik.
Sipas Alliance Swiss Pass, sektori i transportit publik dëshiron të rifitojë klientët që ka humbur për shkak të pandemisë, transmeton albinfo.ch. Ky vendim u mor përkundër rrethanave të vështira ekonomike nëpër të cilat po kalon edhe transporti publik, shrkuan srf.ch.
Që nga ndryshimi i fundit i orarit, fëmijët deri në ditëlindjen e tyre të gjashtë udhëtojnë në të gjitha rastet, pa pagesë. Në të njëjtën kohë, çmimi për Swiss Travel Pass është bërë deri në 21 për qind më i lirë, përcjell albinfo.ch. Gjithashtu ofertës i është shtuar “bileta kursyese” prej 29 frangash dhe ulja e çmimit për rastin e ndryshimit të klasës së transportit (nga klasa B në atë A).
Sfidat ekonomike
Pandemia e Covid 19 la gjurmë edhe në kompanitë dhe shoqatat e transportit. Gjithashtu, rritja e çmimit të naftës rëndon transportin publik rrugor me kosto shtesë. Çmimet e konsumit në Zvicër janë rritur gjithashtu për 1.7 për qind që nga viti 2016 dhe Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (Seco) pret një rritje të mëtejshme prej 1.1 për qind për vitin 2022, sipas Alliance Swiss Pass.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













