Shkurt.ch
Nuk dihen shkaqet e aksidentit
Mbetet mister se si ka mundur të ndodhë një fatkeqësi kaq e rendë
Një konferencë për shtyp lidhur me tragjedinë ku humbën jetën 28 persona është mbajtur sot në orët e pasdites. Gjyqtari hetues i pranishëm në konferencë Oliver Helsig ka thënë se ende nuk ka të dhëna për shkaqet e fatkeqësisë. Sipas tij të gjithë fëmijët kanë qenë të lidhur me rripa sigurie.
Rruga ku ka ndodhur fatkeqësia ka qenë në gjendje të rregullt, pa lagështi. Ndriçimi ka qenë optimal dhe nuk ka pasur fare pjesëmarrës tjerë në komunikacion në atë moment, ka thënë gjyqtari.
Në këto rrethana mbetet mister se si ka mundur të ndodhë një fatkeqësi kaq e rendë.
Në konferencë ka marrë pjesë edhe presidentja e Zvicrës Widmer-Schlumpf dhe kryeministri i Belgjikës Elio Di Rupo.
Autobusi, për shkaqe të panjohura ka goditur murin e tunelit dhe pastaj është përplasur për njërën nga kthinat e shpëtimit në tunel.
Sipas policisë kantonale, në autobusin e aksidentuar kanë qenë 52 udhëtarë, kryesisht nxënës të dy shkollave fillore, që po ktheheshin nga pushimet e skijimit në Val d`Anniviers.
Në mesin e fëmijëve të vdekur dhe të plagosur, përveç belgëve ka pasur edhe gjermanë, holandezë dhe polakë, është thënë në konferencën për shtyp.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










