Lajme
Nuk bisedohet për çështje të brendshme

Autoritetet e Kosovës i janë përgjigjur negativisht kërkesës së Serbisë për ta bërë temë dialogu çështjen e funksionimit të pikëkalimeve kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjak.
Qëndrimi i përsëritur është se nuk do të diskutohet me askënd për rregullimin e brendshëm shtetëror, shkruan Koha Ditore.
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, që është shefe e delegacionit kosovar në dialogun me Serbinë, ka thënë se çështja e shkëmbimit të mallrave me fqinjin verior është kryer më 2 shtator, kur është arritur edhe marrëveshja për njohjen e vulave të doganave.
Ajo i ka bërë thirrje Beogradit zyrtar për ta respektuar këtë marrëveshje dhe e ka porositur të mos harxhojë kohë pas kërkesave për dialogun e funksionimit të këtyre pikëkalimeve.
Sipas saj edhe në Bruksel ishte tentuar të qitej kjo në tryezën e dialogut.
“As që kemi diskutuar më herët, as nuk do të diskutojmë, sepse marrëveshja për tregtinë e lirë zbatohet nga shtetet në mënyrë të veçantë”, ka thënë zëvendëskryeministrja Tahiri. Ajo ka deklaruar se ekzistojnë rregullat e BE-së për këtë çështje, të cilat Kosova po i zbaton.Tema e njohjes së vulave të doganave është përmbyllur më 2 shtator në Bruksel, kur Serbia pranoi që në to të jetë e shkruar ngjashëm sikur ka qenë prej shpalljes së pavarësisë, “Doganat e Kosovës”.
E-Diaspora
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë Një operacion i policisë italiane ka çuar në arrestimin e 11 personave, pjesë e një bande...
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€