Lajme
NRW: Nuk ka më “para xhepi” për kosovarët e kthyer
“Pagesa e parave të xhepit është një vendim fakultativ dhe jo i detyrueshëm”, thotë një zëdhënës i ministrisë. Tashti, në vend të kësaj pagese, ministria e brendshme e NRW, personave me detyrim kthimi në Kosovë u ofron vetëm fluturimin pa pagesë në rast se ata kthehen vullnetarisht
Ministria e Brendshme e landit Nordrhein-Westfalen tash e tutje nuk do të paguajë më “para të xhepit” për azilkërkuesit që dëbohen nga vendi. Deri më tash ata me rastin e fluturimit ishin marrë nga 50 euro për person. Këto të holla ishin menduar për nevoja të domosdoshme me rastin e kthimit në vendin e prejardhjes, për të telefonuar të afërmit apo për të marrë një taksi. Këtë shërbim e kishin shfrytëzuar para së gjithash refugjatët nga Kosova.
“Pagesa e parave të xhepit është një vendim fakultativ dhe jo i detyrueshëm”, thotë një zëdhënës i ministrisë. Tashti, në vend të kësaj pagese, ministria e brendshme e NRW, personave me detyrim kthimi në Kosovë u ofron vetëm fluturimin pa pagesë në rast se ata kthehen vullnetarisht. Në fluturimin e parë të tillë, që është bërë nga fundi i prillit, 128 veta kanë shfrytëzuar këtë shërbim. Ndërsa në rastet e kthimit me detyrim, refugjatëve vihet një vulë në pasaportë.
Azilkërkuesit kosovarë, me një kuotë të njohjes së azilit prej vetëm 0.2% nuk kanë pothuaj aspak shanse për një procedurë të suksesshme azili.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme në këtë vendim sheh barazimin financiar në mes të refugjatëve që kthehen vullnetarisht dhe atyre që dëbohen. “Ne nuk mund t`i trajtojmë më mirë këta të dytët”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja









