Lajme
“Novosti”: Pasuria e Serbisë në Kosovë është 200 miliardë dollarë
“Vlera e përgjithshme e pasurisë serbe në Kosovë është rreth 200 miliardë dollarë e në pronësi të shtetit të Serbisë është 29 për qind e tokës së Kosovës”, shkruan më tej “novosti”
Autoritetet në Serbi pretendojnë se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe privatizimin e pronës shoqërore, Serbia ka humbur në Kosovës rreth 200 milionë euro. Prandaj propozimi i ministrit serb për punë të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiqit për caktim kufijsh ndërmjet serbëve e shqiptarëve në Kosovë, vazhdon të mbetet temë në medie serbe.
Sipas gazetës së Beogradit “novosti”, e cila e citon ministrin Daçiq, Beogradi pret kompensim financiar për pasurinë private e shtetërore që sipas kësaj gazet, e ka uzurpuar Kosova, transmeton Koha.net.
Siç thotë ky medium, “me privatizimin ilegal janë tjetërsuar shumë ndërmarrje të Serbisë, të cilat, “kanë pasur 1.350 objekte në Kosovë”. “Fondi për zhvillimin e Serbisë ka pjesë në pronësinë e 155 ndërmarrjeve me vlerë 180 milionë euro”, thuhet më tej në shkrimin e kësaj gazete.
“Vlera e përgjithshme e pasurisë serbe në Kosovë është rreth 200 miliardë dollarë e në pronësi të shtetit të Serbisë është 29 për qind e tokës së Kosovës”, shkruan më tej “novosti”.
Kjo konsiderohet një lojë e Serbisë në relacion me Kosovën, sidomos pas partitë politike dhe shoqëria kosovare kërkon kompensim nga Serbia për dëmet e luftës në Kosovë. Regjimi i Serbisë gjatë luftës së fundit (1998-1999) ka djegur qindra mijëra shtëpi të shqiptarëve, ka dëmtuar pronën shoqërore, publike, si dhe ka vrarë dhjetëra mijëra civilë shqiptarë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













