Lajme
Noteria ndihmon zhvillimin ekonomik
Nga viti 1999, Zvicra e ka përkrahur Kosovën me më shumë se 700 milionë franga. Përkrahja e fundit është në fushën e noterisë.
Ndihma e shtetit të Zvicrës për Kosovën, nuk është e drejtuar vetëm në projekte që kanë të bëjnë me bujqësinë apo infrastrukturën.
Nga viti 1999, Zvicra ka ndihmuar Kosovën në shumë drejtime duke derdhur miliona euro në projekte të ndryshme.
Por ndihma e fundit duket të jetë pak më e veçantë. Shteti helvetik është duke ndihmuar Kosovën edhe në fushën e sistemit të drejtësie. Në këtë rast bëhet fjalë për noterinë.
38 kandidatë tashmë janë licencuar nga Ministria e Drejtësisë për të kryer veprimtarinë e noterit, që cilësohet si mjaft e rëndësishme për qytetarët.
Pikërisht, themelimi i noterisë dhe licencimi i tyre, është mbështetur nga Zyra Zvicerane në Kosovë si një prej partnerëve kryesor, nga USAID-i dhe nga partnerë të tjerë.
© albinfo.ch: Moment nga ceremonia e certifikimit të 38 noterëve të rinj
Funksionalizimi i këtij sistemi pritet të fillojë nga 1 janari i vitit 2012 dhe nga zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, sikurse ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ky hap është cilësuar si pjesë e ndërtimit të sistemit të drejtësisë në vend.
“Nëse vitet e shkuara kanë qenë vite të ndërtimit të sistemit të drejtësisë, tani janë vitet e funksionalizimit të tij”, ka thënë ministri Kuçi, me rastin e licencimit të këtyre noterëve të rinj.
Por ai që duket se ia di vlerën më shumë punës së noterëve është kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, i cili për shkak të postit që ka, në njëfarë mënyre është më shumë i ndërlidhur me këtë sistem.
“Funksionalizimi i sistemit noterial do të ketë ndikim të fuqishëm dhe mjaft pozitiv në sistemin gjyqësor, ngasë se pari funksionalizimi i noterisë i shkarkon gjykatat nga disa punë jo kontestimore e administrative, forcon edhe më tutje lirit e të drejtat e njeriut dhe ngrit transparencën para qytetarëve”, është shprehur Peci në ceremoninë e licencimit të noterëve.
Ndërkohë, personi që në të vërtetë ka ndihmuar që noterët të trajnohen e në fund të licencohen, është Zyra Zvicerane për Bashkëpunim.
Drejtori i kësaj zyre, Markus Beachler, funksionalizimin e sistemit noterial e vlerëson si shumë të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Republikës e Kosovës.
“Swiss Cooperation beson së sistemi funksional i noterisë është i një rëndësie të madhe për Kosovën”, është shprehur ndër të tjera ai.
Sipas tij, shërbimi noterial ka potencial të rëndësishëm për ofrimin e kontributit në sektorin e drejtësisë në Kosovë, si dhe në fuqizimin e sundimit të ligjit në përgjithësi.
“Një funksionim si duhet i shërbimit noterial, do të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, duke ofruar më shumë siguri ligjore”, u shpreh Beachler, duke përgëzuar kandidatët e certifikuar.
© albinfo.ch: Ministri i Drejtësisë në takim me Markus Beachler dhe bashkëpunëtoret e tij
Michel Merlotti dhe Roland Niklaus, janë udhëheqës të projektit zviceran të noterisë të quajtur “Mbështetje sistemit noterial të Kosovës”.
Sipas të dhënave zyrtare, që nga viti 1999, Zvicra e ka përkrahur Kosovën me më shumë se 700 milionë franga kryesisht në ndihma humanitare, rindërtim, bashkëpunim për zhvillim, mbështetje të politikës së paqes, pjesëmarrje në misionet ndërkombëtare, etj.).
Në fokus të bashkëpunimit zvicerano-kosovar kanë qenë promovimi i demokracisë, shteti juridik dhe qeverisja e mirë në rrafshin komunal, pastaj në arsimimin profesional të orientuar në punën praktike, në modernizimin e bujqësisë, promovimin e punësimit si dhe furnizimi me ujë dhe me energji elektrike.
“Ndihma jonë mbështetet në lajtmotivin “ndihmë për të ndihmuar veten”, për ç`arsye ne i japim rëndësi të madhe ndërtimit të kapaciteteve dhe të ekspertizës të palës kosovare”, ishte shprehur ish Ambasadori zviceran në Kosovë, Beglinger në një intervistë për Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi Në rrugët e Nju Jork-ut, sot është zhvilluar parada e përvitshme e komunitetit shqiptar, në rrugët...
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
Jeta në Austri
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm” Ujërat e banjës së Austrisë kanë rënë nga vendi i dytë në të katërtin në një...
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini