Lajme
Nota verbale turke për burgosjen e Buzhalës, e pazakontë
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, notën verbale të Ambasadës së Turqisë në Prishtinë e quan të pazakontë. Ajo kërkon ndëshkimin e gazetarit dhe publicistit Berat Buzhala
Autoritetet kosovare e kanë hedhur poshtë kërkesën e Ankarasë zyrtare, lidhur me ndëshkimin e gazetarit dhe publicistit Berat Buzhela, i cili ka ironizuar dhe satirizuar me puçin ushtarak kundër presidentit Rexhep Tajuip Erdogan në Turqi. Madje Ministra e Punëve të Jashtme të Kosovës, notën verbale të Qeverisë së Turqisë e quan të pazakontë.
“Nota verbale e Ambasadës turke në Prishtinë është e pazakontë dhe e papranueshme dhe njëkohësisht një mbireagim i saj”, ka deklaruar për REL, ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.
Ai tha se Kosova respekton lirinë e shprehjes, lirinë e shtypit dhe të mendimit dhe e cilësoi shkrimin e gazetarit Berat Buzhala “me përmbajtje sarkastike dhe pa qëllime politike”. “Kosova është “një shtet i ri, i vogël që megjithatë ka nevojë që ta ruajë prestigjin, krenarinë dhe kredibilitetin ndërkombëtar, t’i mbrojë interesat e qytetarëve të saj po aq sa edhe t’i ruajë raportet e mira me vendet mike”, tha ai.
Ministri Hoxhaj dha këto vlerësime pas kërkesës zyrtare të Ambasadës së Turqisë në Prishtinë drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, për të ndëshkuar me burg një gazetar nga Kosova, Berat Buzhala, për shkak të komenteve të tij thumbuese të bëra në rrjetin social Facebook.
“Sipas mendimit tim ka qenë një mbireagim i Ambasadës turke në Prishtinë dhe në pikëpamjen time, politika e jashtme e një vendi nuk është asgjë tjetër veçse një zgjatje dhe zgjerim i politikës së brendshme. Sistemi ynë kushtetues, sistemi ynë politik dhe kultura jonë politike, si dhe përpjekja jonë euro-atlantike flasin për atë që ne e respektojmë lirinë e mendimit, lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit dhe në këtë drejtim e kam kuptuar edhe reagimin zotit Buzhala i cili ka qenë më shumë me përmbajtje si sarkazmë se sa si një qëllim politik”, tha ai.
Ndryshe një ditë më parë mediet ndërkombëtare shkruan se Amabsada turke në Prishtinë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të marrë masa nga gazetarit dhe publicistit Berat Buzhala, pasi që ai në Facebook ka mbështetet puçin kundër presidentit Erdogan në Turqi. Kundër kësaj kërkesë dolën edhe gazetarët kosovarë, të cilët kërkesën e quajtën skandaloze.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










