Lajme

Norvegjia, 4.5 milionë euro për meremetimin e kishave serbe në Kosovë

Nga viti 2008 Qeveria e Norvegjisë ka dhënë më shumë se 5 milionë euro për realizimin e disa projekteve e ndihmë të vazhdueshme jep për shumë manastire

Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë ka bërë me dije se Norvegjia ka dhënë 4.5 milionë euro për, siç thonë medie serbe, meremetimin e objekteve të Patrikanës së Pejës dhe të Kishë Ortodokse serbe.

Siç raportojnë  mediat serbe, ky fakt u nxor pas takimit të shefit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq me ambasadorin e  Norvegjisë në Serbi, Arne Sanes Bjornstad.

Sipas këtij njoftimi, zyrtari nga Beogradi ka falënderuar Qeverinë e Norvegjisë e cila ka dhënë 4,5 milionë euro për kishat ndërsa ka theksuar se dialogu Beograd – Prishtinë është i rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe e ka njoftuar atë për “problemet e bashkësisë serbe në Kosovë dhe për gjendjen në të cilën janë objektet fetare e kulturore në krahinë”.

Nga viti 2008 Qeveria e Norvegjisë ka dhënë më shumë se 5 milionë euro për realizimin e disa projekteve e ndihmë të vazhdueshme jep për shumë manastire.