Kosova
“No New Broken Republic”, mesazhi i “New Born” për 15-vjetorin e Pavarësisë
Si çdo përvjetor, monumenti i Pavarësisë së Kosovës edhe këtë vit ka marrë pamje tjetër.
Ideatori Fisnik Ismaili, për 15-vjetorin e Pavarësisë ka vendosur që mesazhi i këtij monumenti të jetë për Asociacionin, por që lidhet edhe me Ukrainën.
Kreatori i “Newborn”-it, Fisnik Ismaili, ka prezantuar dizajnin e ri të këtij monumenti, duke ua ndërruar vendet shkronjave në NONEWBR, duke krijuar kështu mesazhin “NO NEW BROKEN REPUBLIC”, që jep mesazhin kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përcjell albinfo.ch.
“No New Broken Republic” është një lloj paralajmërimi se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të jetë një bosnjëzim i Kosovës. Atje, presidenca është tripalëshe, me një përfaqësues nga boshnjakët, kroatët dhe serbët, që e përbëjnë atë. Këta të fundit, të njohur me emrin Republika Sërpska, shpesh kanë penguar marrjen e vendimeve në të mirë të Bosnjës dhe integrim, madje disa herë duke kërcënuar me ndarje dhe pavarësi.
Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnjë e Hercegovinën. Ndarja e tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnjë në vitet 1990.
Newborn-i, i cili u inauguruar më 17 shkurt të vitit 2008, është bërë një simbol i lindjes së re të Kosovës. Në vitet e fundit, ky monument ndërron dizajnin për çdo përvjetor, me qëllim për të përçuar mesazhe të ndryshme.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












