Lajme
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Zgjedhësit që votojnë jashtë Shqipërisë, të cilët janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025, dhe që nuk e gjejnë emrin e tyre në listën e zgjedhësve nga jashtë, mund të ankohen deri më 11 prill (30 ditë para zgjedhjeve), përmes portalit të dedikuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ).
Sipas Vendimit nr. 129, datë 6 mars 2025, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka miratuar një platformë elektronike që mundëson paraqitjen online të kërkesave nga zgjedhësit që votojnë jashtë Shqipërisë. Ata mund të dërgojnë kërkesat e tyre për regjistrim në procesin zgjedhor përmes adresës zyrtare të postës elektronike: [email protected].
Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vendimi është publikuar në faqen zyrtare të KLGJ-së dhe ka hyrë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









