Lajme
Njihuni me vlerat ushqyese të specave
Kur specat me variacionet e tyre në ngjyra shfaqen në treg, e kuptojmë se vera me të vërtetë ka mbërritur! Le të zbulojmë vetitë e kësaj perimeje.
Specat janë perime që i përkasin familjes së madhe Solanaceae, e njëjta që përfshin domatet, patëllxhanet dhe patatet. Kjo familje megjithatë përfshin specie të shumta, për këtë arsye specat dhe patatet, për shembull, nuk janë aq të ngjashme me njëri-tjetrin.
Bima e specit është vendëse në Amerikën e Jugut, megjithëse kultivimi i saj është praktikisht i përhapur në gjithë botën.
Sigurisht, preferon klimat e nxehta dhe ngjyrat e saj na kujtojnë sezonin e verës, në fakt ka speca jeshile, të verdha, të kuqe me nuanca të ndryshme të ndërmjetme. Ekzistojnë gjithashtu forma të ndryshme, nga ato të mëdha dhe të rrumbullakëta, deri tek ato të gjata dhe të hollë dhe, natyrisht, ka speca të ëmbël dhe pikante.
Le të hedhim një vështrim më të afërt në vetitë e specave.
Në thelb çfarëdo pigmenti të ketë speci, nuk lidhet me farën sepse ajo është e njëjta, por me kohën e vjeljes. Me pak fjalë ne hamë një farë speci, por i kultivuar dhe i vjele në kohë të ndryshme, e kjo gjë ndryshon dhe vlerat ushqyese të këtij perimi.
Specat jeshil kanë shije pak më të hidhur se specat e tjerë. Janë të pasur në klorofil,potassium dhe vitamina A dhe C.
Specat e kuq janë më të kuq. Duke qënë se kjo farë vilet më vonë se speci jeshil ka disa vlera ushqyese më tepër dhe vitaminat si A dhe C gjenden më me shumicë tek këto speca.
Specat e verdhë vilen shumë më vonë sesa specat e lartëpermendur ndaj ky është speci më i mirë që mund të konsumoni. Është plotësisht i pjekur dhe burimi më i mirë i vitaminave dhe mineraleve që përmendëm më lart. Nuk është i hidhur si speci jeshil dhe as i ëmbël si speci i kuq. Mesa duket i verdhi mban vendin e parë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










