Kosova
Njihuni me frutat më të shëndetshme, sipas dietologëve
Një dietë ushqimore e pasur me fruta dhe perime është çelësi për një shëndet të mirë.

Por, në realitet jo të gjithë njerëzit i plotësojnë nevojat e tyre për fruta, ndaj dietologët për t’ua bërë më të thjeshtë zgjedhjen kanë bërë një listë me frutat më të mira dhe në mesin e tyre, frutën që mban vendin e parë për fibrat, vitaminat dhe mineralet.
Cila është fruta më e shëndetshme?
Boronica merr titullin e frutit më të shëndetshëm. Ngjyra e këtij fruti, vlerat ushqyese ndikojnë direkt në shëndetin e atyre që i konsumojnë. Për më tepër, falë efektit antioksidues, ato ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2. Boronicat përmirësojnë gjithashtu aftësinë njohëse dhe forcojnë trurin. Ky frut ndihmon edhe që të mbani një peshë normale, ndërsa falë përbërësit të njohur si antocianinë, ai ul masën yndyrore në trup nga 3% deri në 9%.
Ka një botë të tërë frutash për t’u eksploruar, kështu që, ndërsa boronicat janë në vend të parë, nuk ka arsye që të injoroni frutat e tjera, falë vetive të shumta ushqyese. Ja cilat janë frutat më të mira:
Luleshtrydhet- Tetë luleshtrydhe në ditë japin të gjithë vitaminën C që ju nevojitet. Vitamina C është një anti-oksidant i përfshirë në funksionin imunitar dhe prodhimin e kolagjenit.
Mjedra– Një filxhan me mjedra përmban nga 25 deri në 38 gramë fibra. Ato gjithashtu furnizojnë trupin me lëndë ushqyese kryesore si magnez, kalium dhe vitaminë C.
Shalqiri– Shalqiri mund të ketë shije të ëmbël, por një filxhan me këtë frut të lëngshëm ka më pak sheqer natyral se e njëjta pjesë e shumë frutave të tjera. Shalqiri dhe lëngu i këtij fruti zvogëlojnë dhimbjen e muskujve pas ushtrimeve.
Kumbulla të thata- Shumë njerëz mendojnë për kumbullat e thata dhe ndikimin e tyre në procesin e tretjes, por efekti i tyre në shëndetin e kockave është po kaq i rëndësishëm.
Kivi– Përveç furnizimit me vitaminë C, kivi ndikon në cilësinë e gjumit, tretjes dhe humorin e mirë.
Qershitë– Studimet tregojnë se qershitë ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe faktorëve të stresit, duke çuar në një përmirësim të gjendjes suaj të përgjithshme.
Banane– Bananet konsiderohen si një nga frutat më të shëndetshme sepse kanë një mori lëndësh ushqyese, duke përfshirë fibra, kalium, magnez dhe vitaminë.
Mollë– Përveç fibrave, mollët përmbajnë antioksidantë të fuqishëm. Një mollë në ditë ul presionin e gjakut, kolesterolin dhe inflamacionin.
Rrushi– Kjo frutë është një “armë” e shkëlqyer kundër kancerit, ndërsa falë vitaminës C ndikon në prodhimin e kolagjenit dhe shëndetin e lëkurës.
Shegë– Lëngu i shegës ndikon në përmirësimin e kujtesës, mbrojtjen kundër kancerit, uljen e presionit të gjakut dhe më pak dhimbje muskujsh pas stërvitjes.
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri