Kosova
Njihe Gjakovën me Shqipen

Shqipe Mula
Profesioni: Profesoreshë e lëndëve profesionale turizëm-hoteleri, Gjakovë
Në vitin 2015, Shqipja përfundoi me sukses trajnimin për guida turistike dhe që nga ajo kohë, ky u shndërrua në profesionin e saj të dytë. Lidhja e saj me trashëgiminë kulturore është shumë më e thellë, pasi ajo vjen nga një familje që e ka ruajtur formën origjinale të zejës së punimit të plisit – qeleshes shqiptare. Për Shqipen, ky element familjar, bashkë me respektin për vlerat e tjera historike, kulturore, natyrore dhe arkeologjike të vendit, plotëson rrugën e gjatë të përgatitjes së saj për të qenë sot një guidë turistike.
Njihe Gjakovën me Shqipen
“Të jesh nga Gjakova nuk mund t’i rezistosh madhështisë së Çarshisë së Madhe” thotë Shqipja, e cila aktivitetin e saj si guidë turistike e zhvillon në rajonin e Gjakovës, pasi vjen nga pjesë dhe jeton në këtë qytet. Ecja nëpër Çarshinë e Madhe është një ndër pjesët më të rëndësishme të tureve që udhëheq ajo. Shqipja ka dëshirë që të gjithë vizitorët ta shohin dhe ta përjetojnë Gjakovën ashtu si e sheh dhe e do ajo çdo ditë të jetës së saj. “Çdo grup me turistë ose vizitorë e ka veçantinë dhe momentet e bukura spontane që ndodhin. Një ndër gjërat më të bukura është afërsia profesionale që mundohem të krijoj me turistët apo vizitorët që ata ta përjetojnë Gjakovën” thotë Shqipja. Duke qenë dhe profesoreshë e lëndëve profesionale në hoteleri dhe turizëm në shkollë të mesme, Shqipja i inkurajon të rinjtë që ta shohin të ardhmen e tyre profesionale si pjesë e hallkave të shumta në sektorin e turizmit.
Pasioni për profesionin e dytë
Në Kosovë, guida turistike është profesion i ri, gjë që e bën më të vështirë mbijetesën në treg. Shqipja është pjesë e Bordit Ekzekutiv dhe anëtare e organizatës GuideKs që po hedh themele të forta për zhvillimin e këtij profesioni në Kosovë. “Shpresoj se shumë shpejt do ketë lëvizje pozitive në këtë aspekt. Sigurisht unë do të vazhdoj të jem guidë turistike për qytetin e Gjakovës. Me kënaqësi të madhe do pres dhe do përcjell grupe turistësh dhe vizitorësh, t’i bëj ata ta duan qytetin dhe vendin tim” thotë Shqipja. Për të, të jesh guidë turistike është një ndër profesionet më të mira, më atraktive e argëtuese që mund të bësh.
Artikulli është publikuar në magazinën albinfo.ch, numrin special të verës 2020 (Qershor-Korrik)
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriShqipe Mula
- Prejardhja:Gjakovë
- Vendi ku vepron:Kosovë
- Profesioni:Profesoreshë e lëndëve profesionale turizëm-hoteleri
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë...
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026