Kosova

Njësiti elitar i Policisë proteston para Qeverisë, i pakënaqur me shtesat

 

Njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, i njohur si FIT, sot ka nisur protestën para Qeverisë së Kosovës.

Ata do të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë të marrë javën e kaluar.

Pjesë e protestës janë edhe pjesëtarët e deminimit.

Sipas propozimit të Qeverisë, shtesat për NJSI-në janë rreth 150 euro.