Kosova
Njësia Speciale Operative e Policisë së Kosovës, proteston të enjten për pagën dhe shtesën e rrezikshmërisë
Njësia Speciale Operative e Policisë së Kosovës të enjten nga ora 11, do të protestojë para Qeverisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të publikuar nga mediat në Kosovë, protesta është organizuar për të shprehur pakënaqësinë me pagën dhe shtesat e rrezikshmërisë, teksa ndër të tjera theksohet se kjo protestë do të jetë vetëm hapi i parë sindikal i tyre, përcjell albinfo.ch.
“Njësia Speciale Operative (ROSU), njësi e dëshmuar dhe e njohur për detyrat dhe operacionet specifike e me rrezikshmëri të lartë, në shenjë pakënaqësie për pagën dhe shtesën për rrezikshmëri, paralajmëron se do të shfrytëzoj të drejtën sindikale të protestës përpara objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me këtë rast do të shpalosen specifikisht kërkesat të cilat janë të domosdoshme dhe të nevojshme. Gjithashtu me anë të këtij njoftimi bëhet me dije se ky është vetëm hapi i parë sindikal”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme është raportuar se Njësia Speciale e Intervenimit, FIT do të protestojë të mërkurën, për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me pagat, rrezikshmërinë dhe shtesat e tjera.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










