Kosova
Njëri prej anëtarëve të grupit terrorist lirohet nga QKUK
Dërgohet në paraburgim
V.T., i dyshuari për sulmin terrorist më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, që po trajtohej në Klinikën e Ortopedisë së QKUK-së për shkak të plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit me forcat policore të Kosovës, është liruar nga kjo klinikë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori i Klinikës, Gani Jashanica.
“Po, ai është liruar nga klinika jonë ku ishte duke u trajtuar”, tha Jashanica, përcjell albinfo.ch.
Ai është dërguar në paraburgim meqë i është caktuar masa nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për veprat penale “Kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës” dhe “Kryerja e veprave terroriste”.
Më 24 shtator, një grup i armatosur dhe terrorist serb, i udhëhequr nga atëherë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, e ka sulmuar policinë, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Heroi Afrim Bunjaku dhe u plagos edhe polici Alban Rashiti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












