Koronavirusi: çast pas çasti
Njerëzit e vaksinuar mund të udhëtojnë pa kufizime
Britania ka një ndër fushatat më të shpejta të vaksinimit në botë, me rreth 44% të popullsisë që kanë marrë dozën e parë
Shefi i ri i “British Airways” bëri të ditur se njerëzit e vaksinuar duhet të lejohen të udhëtojnë pa kufizime dhe të pavaksinuarit duhet të paraqesin një test negativ të Covid-19, ndërkohë që shpalos planet për rinisjen e udhëtimit. Pushimet nuk do të lejohen të paktën deri më 17 maj, sipas qeverisë, por më 12 prill Britania do të lajmërojë se si dhe kur do të rinisë udhëtimet për pushime.
Sean Doyle, i emëruar si kreu ekzekutiv i British Airways në tetorin e kaluar, i bëri thirrje Britanisë që të bashkëpunojë me qeveri të tjera që të lejojë vaksinat dhe aplikacionet e shëndetësisë për të hapur udhëtimin ajror. “Mendoj që njerëzit që janë vaksinuar duhet të kenë mundësinë për të udhëtuar pa barriera”, tha ai.
Doyle shtoi se prezantimi i vaksinave e ka bërë atë optimist se British Airways mund të rikthehet në fluturim këtë verë, por tha se rimëkëmbja do të varet ndaj lajmërimeve më 12 prill, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Doyle kërkon që qeveria t’u japë mbështetje aplikacioneve të shëndetësisë, që mund të përdoren për të vërtetuar rezultatin negativ të një personi apo statusin e vaksinimit.
Britania ka një ndër fushatat më të shpejta të vaksinimit në botë, me rreth 44% të popullsisë që kanë marrë dozën e parë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










