Bota
Njerëz të bllokuar nën borë në vetura dhe trena
Shqiptari nga Kazakistani poston video nga gjendja atje.

“Zakonisht dimrat janë të ftohtë, deri në minus 30-40 gradë, por sivjet borë ka shumë më shumë se herëve të tjera”.
Kështu e përshkruan situatën në Astana të Kazakistanit një punëtor ndërtimtarie nga Kosova, i cili punon atje prej afër një dekade.
Më poshtë mund të shihni video që shfaqin sasinë e madhe të borës të rënë atje, që ka bërë që shumë njerëz të mbesin të bllokuar në veturat e tyre të mbuluara tërësisht nga bora, si dhe trenat me udhëtarë që kanë ngecur po ashtu.
Ai ka treguar se qytetet janë të qarkullueshme në këtë kohë, por që rrugët që lidhin ato janë të mbyllura.
Për situatën meteorologjike në Nur-Sultan (Astana) tërë javën kanë raportuar edhe mediat e huaja.
Moti i ligë që ka përfshirë kryeqytetin nga muaji janar ka shënuar rekord në krahasim me periudhën që prej vitit 1964.
Mediat e huaja kanë nxjerrë video ku ekipet e shpëtimit nxjerrin njerëz poshtë borës.
E-Diaspora
-
Eriona Elezi: Nga superliga zvicerane te kombëtarja e Kosovës “Shumë njerëz ende nuk e marrin seriozisht futbollin e vajzave dhe dyshojnë në aftësitë tona. Kjo...
-
Eliza Kadriu: Një rrugëtim i pasionuar në futboll që thyen klishetë
-
Humbin jetën tre shqiptarë në Spanjë
-
Berlin: Java e Kulturës së Kosovës fillon me shfaqjen e filmit artistik “The Albanian Virgin”
-
Shqiptarja Aida Birinxhiku – Deputetja që po udhëheq socialdemokracinë suedeze
Jeta në Austri
-
Austria me qira gjithnjë e më të shtrenjta Qiratë në Austri janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke arritur në një mesatare prej 9.80...
-
Humb jetën kosovari 35-vjeçar pasi ra në kontakt me energjinë elektrike në Austri
-
Restorantet në Austri përballen me kritika për shërbimin dhe tarifat
-
Brukseli nis procedurë ndaj Austrisë për deficit të tepërt
-
Njoftim i rëndësishëm i Ambasadës së Kosovës në Austri