Kosova
Një vit nga dorëheqja masive e serbëve, deputetët vazhdojnë të paguhen pa punuar
Lista Serbe moti vendim një vit më parë të largohet nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. Atyre iu bashkuan të gjithë qytetarët serbë të veriut u larguan nga postet që mbanin në institucione.
Serbët u larguan nga posti i Ministrit, deputetët, Policia e Kosovës, Gjykata, Prokuroria dhe institucionet lokale.
Pak ditë pas vendimit, u betuan nëntë deputetë të rinj të Listës Serbe, të cilët vazhdojnë të paguhen pa shkuar në Kuvendin e Kosovës, shkruan Kosovapress.
Deputetë të opozitës thonë se Lista Serbe ishte ideatorja e të gjitha tensioneve në veri.
“Fatkeqësisht ligji dhe rregullorja e mundëson që deputeti çdo gjashtë muaj të vije dhe të nënshkruhet dhe të mos t’i humb pozita e deputetit. E që në fakt nuk është korrekte dhe këtë e kemi parë tek Lista Serbe që e ka sabotuar Kuvendin e Kosovës prej që jemi edhe në qeveri, asnjëherë nuk ka qenë prezente, e sidomos në vitin e fundit. Problemi qëndron që imuniteti i deputetit, në këtë rast rregullorja thotë se brenda gjashtë muajve nëse merr pjesë në seancë, nuk mund t’i humb puna deputetit. Kjo është shumë keq sepse ne po e shohim që Lista Serbe po e saboton Kuvendin që një vit e këndej. Por, duke parë situatën se si Lista Serbe, nënkryetari i saj ka marrë pjesë në aksionin terrorist dhe e ka udhëhequr, unë mendoj që kjo parti politike tashmë e tregoj fytyrën e vet dhe unë besoj që në zgjedhjet e ardhshme do të ketë një pluralizëm politik tek qytetarët serbë dhe kjo listë nuk e besoj që e ka më atë fuqinë politike apo besimin e qytetarëve serbë të Kosovës”, deklaron deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj thotë se asnjë polic që ka dhënë dorëheqje nuk duhet të kthehet në punë.
“Absolutisht është gabim, nuk mund asnjë polic të kthehet më në institucionet e Kosovës, në Policinë e Kosovës. Ata kanë pasur një muaj kohë, ata e kanë nënshkruar deklaratën vet të dorëheqjes, kanë pasur kohë një muaj nëse kanë dëshiruar që të kthehen, mirëpo tani është bërë më shumë se një vit. Dhe ata asnjëri prej tyre nuk do të duhej, nuk guxon dhe të ndodhë që të kthehen në Policinë e Kosovës….Policia e Kosovës duhet që të hap konkurse vazhdimisht në mënyrë që të pranojë kandidatë të ri e të reja nga komuniteti serb që ka qenë atje. Mirëpo, assesi në asnjë mënyrë, në asnjë rrethanë nuk duhet të pranohen prapë që të punësohen në Policinë e Kosovës të njëjtit që kanë dhënë dorëheqje me direktiva të Serbisë”, shton ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës SHBA: 41-vjeçari shqiptar vritet teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje... -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









