Lajme
Një vit Kosovë!!!
Nëse për asgjë nuk do të mbahet në mend, viti 2013 do të kujtohet si viti i bisedimeve Kosovë-Serbi. Ndërsa në aspektin ekonomik, Kosova ka vendnumëruar, me 30 % të papunëve dhe 10 % varfëri ekstreme
Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e përmbyllën edhe një vit të mundimshëm, i cili u karakterizua me shumë skandale e me pak përparim. Edhe sivjet papunësia mbeti në kuotën 30 për qind, varfëria ekstreme në 10 për qind, ndërsa korrupsioni metastazoi nga vendi i 106 në atë 111 në nivel botëror.
“Albinfo.ch” shënoi vetëm disa nga zhvillimet që lanë gjurmë në kapërcyellin një vjeçar të Kosovës.
Në aspektin ekonomik, Kosova ka mbetur aty ku ka qenë tash e disa vjet. Madje sipas ekspertëve të ekonomisë, vendi po vendnumëron, me një rritje simbolike prej 3 për qind, që është shumë pak për një shtet në tranzicion, me kamata të larta bankare, të ardhura të ultë ekonomike dhe me pak investime të huaja.
Po ashtu sipas statistikave, vendi vazhdon të jetë i zhytur në krim të organizuar e korrupsion. Sipas matësit të korrupsionit, Kosova deri në hundë ka sharruar në hajni ordinere institucionale, duke avancuar nga vendi i 106 në atë të 111-të në ranglistën botërore.
Po ashtu edhe sivjet është vërejtur një sistem gjyqësor anemik, një Legjislativ ku më tepër i ka ngjarë teatrit antik të tragjikomedive se sa institucion ku bëhen ligjet dhe kontrollohet ligjshmëria. Ndërsa Qeveria njëtrajtshëm vazhdoi ta mbajë në grusht gjithë Kosovën.
Nëse për asgjë nuk do të mbahet në mend, viti 2013 do të kujtohet si viti i bisedimeve Kosovë-Serbi. Me 19 Prilli u arrit një marrëveshje ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, e cila për disa qytetarë u cilësua historike, ndërsa për disa të tjerë, u konsiderohet si marrëveshje që e ktheu Kosovën mbrapa.
Ndërsa ajo që i tejkaloi pritjet, ishin zgjedhjet e nëntorit, të cilat kaluan në një frymë shumë demokratike, pa incidente dhe ku sovrani votoi ndryshimin. Zgjedhjet u cilësuan si “revolucionare”, ndërsa ish krahu i luftës, për herë të parë humbi disa nga qytetet më të mëdha të Kosovës.
Në këto zgjedhje për herë të parë erdhi në pushtet lëvizja Vetëvendosje, që drejtohet nga Albin Kurti, i cili drejton një parti me ideologji majtiste. Vetëvendosje do ta drejtoj Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës, i cili që nga paslufta drejtohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Një çështje tjetër e rëndësishme që ka ndodhur gjatë vitit në ikje, është nisja e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asoccimit, që shënoi një hap të madh drejt integrimit të Kosovës në BE. Kurse ndërtimi i Autostradës “Ibrahim Rugova” është një vepër tjetër e madhe në Kosovën e varfër.
Përveç zhvillimeve, janë edhe disa skandale, që i kanë dhënë hiqje të keqe Kosovë në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Pika më e zezë e kapërcyellit njëvjeçarë ka qenë rruga për azil e mijëra kosovarëve, që përfunduan nëpër kampet e Hungarisë, Francës e Austrisë.
Kosovarët ishin nisur në kërkim të një jete më të mirë, por plani iu dështoi, pasi që BE rishfaqi gatishmërinë për t’i kthyer mbrapa të gjithë azilkërkuesit e Kosovës.
Ndërsa skandalet kanë enë të shumta. Një ngjarje e pazakontë ndodhi në Kuvendin e Kosovës, kur “Vetëvendosje” tentoi t’ia marrin mikrofonin kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, me qëllim që ta prish seancën plenare ku ishte në plan ratifikimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Një ngjarje që kishte tronditur Kosovën ishte përplasja fizike në Skenderaj ndërmjet Gani Gecit dhe Azem Sylës. Në këtë incident, siç kanë raportuar mediet në Prishtinë, janë shkrepur edhe armë zjarri, derisa për uljen e gjakrave i është dashur të hyj dorëzan kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendësit të tij, Kadri Veseli.
Diçka e pazakontë ka ndodhur edhe me presidentin Atifete Jahjagën, të cilës i është publikuar një foto ku shihet me veshje transparente, të cilës i duket të brendshmet. Ky skandal ishte bërë temë debati në mediat në Kosovë, teksa i është publikuara fotoja Jahjagës të cilës i duken tangot.
Po ashtu brenda këtij viti ka pasur edhe arrestime si dhe ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish-guerilëve të UÇK-së, Sylejman Selimit, Sami Lushtakut, Sahit Jasharit etj. Kurse ngjarja e fundit që është shënuar për këtë vit është dështimi i privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së.
Nga ajo që është parë gjatë 365 ditëve të shkuar, del ka pasur edhe të këqija edhe të mira, ndërsa si zakonisht qytetarët mbesin me shpresën se viti i ri sjell më shumë të mira. Gëzuar dhe urime viti 2014.
/M.SH/
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









