Lajme
Virusi që po alarmon OBSH-në
Sëmundja fillon me temperaturë të lartë, dhimbje koke të forta, diarre, dhimbje stomaku dhe të vjella
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka raportuar dy raste në Ganë të infeksionit me virusin Marburg, një ethe hemorragjike virale shumë infektive e të njëjtës familje si Ebola, e cila vret 90% të njerëzve që infekton.
Autoritetet shëndetësore thanë se dy pacientët ganezë vuanin nga diarre, ethe, marrje mendsh dhe të vjella. Mosha dhe gjinia e tyre nuk janë zbuluar për të ruajtur privatësinë e tyre. Është hera e dytë që virusi Marburg zbulohet në Afrikën Perëndimore, pas vdekjes së një burri nga ky virus vitin e kaluar, në prefekturën Guéckédou, në jugperëndim të vendit, raporto Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Sëmundja fillon me temperaturë të lartë, dhimbje koke të forta, diarre, dhimbje stomaku dhe të vjella. Pas pesë ditësh, disa pacientë kanë gjakderdhje të rëndë nga hunda, veshët apo sytë.
Rastet me virusin Marburg janë zbuluar në Angola, Republikën Demokratike të Kongos, Kenia, Afrikën e Jugut dhe Ugandë. Episodi më i rëndë deri më sot ndodhi në Angola, midis viteve 2004 dhe 2005, duke vrarë 227 njerëz.
Ky virus transmetohet te njerëzit nga lakuriqët e natës dhe përhapet midis njerëzve përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore, sipërfaqet dhe materialet e infektuara.
Aktualisht, shkencëtarët janë duke zhvilluar injeksionin për këtë sëmundje. Janë 12 kompani dhe më shumë se 12 barna në zhvillim për të trajtuar pasojat e këtij virusi.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












