Shqipëria
“Një vendpushim larg plazhit dhe turmës, atëherë Tirana është vendi ideal”
Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë dhe, ndonëse jo pranë detit, ajo ofron një klimë të butë
Një kryeqytet i gjallë dhe plot ngjyra në Ballkan i është shtuar listës së destinacioneve, ku turistët nga Bristoli mund të fluturojnë drejtpërdrejt, shkruan në një artikull e përditshmja britanike “Bristol Live”.
Nga muaji i ardhshëm, aeroporti i Bristolit do të ofrojë fluturime direkte drejt Tiranës në Shqipëri, që zgjasin pak më shumë se tri orë.
Nëse jeni në kërkim të një vendpushimi të bukur larg plazhit dhe turmave të vizitorëve, atëherë Tirana në Shqipëri mund të jetë destinacioni ideal për ju.
Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë dhe, ndonëse jo pranë detit Mesdhe, ajo ofron një klimë të butë.
Me një bollëk arkitekturash dhe parqesh të bukura, ju mund të kryeni shumë aktivitete, duke e bërë atë destinacionin perfekt për pushime verore në qytet, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Sipas “Skyscanner”, në javën e dytë të qershorit, vizitorët nga Bristoli mund të kryejnë fluturime direkte vajtje-ardhje për në Tiranë për vetëm 89 funte për person.
Nëse preferoni të shkoni me linjë direkte, atëherë fluturimet do të kushtojnë rreth 95 funte me “Ryanair”.
Ndërsa ka një numër të konsiderueshëm opsionesh për pushime në qytet me fluturime direkte nga Bristoli, kjo do të jetë hera e parë që këta vizitorë fluturojnë me linjë direkte në kryeqytetin e Shqipërisë.
Ju mund të bëni një vizitë në Bunk’Art 1, një bunker antibërthamor i ndërtuar nga qeveria komuniste, i cili tani është shndërruar në një qendër historike dhe arti. Gjatë vizitës në Shqipëri dhe veçanërisht në Tiranë, ju mund të njiheni me historinë e lashtë të vendit.
Muzeu Bunk’Art 1 është një nga vendet më të mira për t’u njohur me të kaluarën e Shqipërisë. Tirana ia vlen të vizitohet, edhe nëse nuk jeni adhurues i historisë.
Një tjetër vend i mrekullueshëm që rekomandohet të vizitohet është teleferiku “Dajti Ekspres”, i cili ofron pamje mahnitëse të qytetit nga maja e Malit të Dajtit.
Teleferiku “Dajti Express” është një nga atraksionet e preferuara në Tiranë. Ballkoni i Malit të Dajtit është një vend relaksi dhe argëtimi, gjithashtu.
Ju mund të shijoni një drekë të shijshme dhe një shishe verë në “Restorant Ballkoni”. Ky restorant është ndërtuar pikërisht në majë të shkëmbit malor, duke ofruar një pamje magjepsëse të Tiranës.
Nëse dëshironi të eksploroni kryeqytetin shqiptar, sheshi Skënderbej u mundëson vizitorëve të zbulojnë lehtësisht qytetin dhe monumentet e tij të shumta.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












