Bota
Një vendbanim izraelit do të emërtohet ‘Donald Trump’
Izraeli njoftoi se do të emërojë një vendbanim në Rrafshnaltën e Golanit me emrin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Ky veprim, sipas autoriteteve izraelite, bëhet si shenjë mirënjohje për njohjen e sovranitetit të Izraelit në këtë rajon.
“Të gjithë izraelitët e kanë vlerësuar thellë vendimin historik të presidentit Trump”, tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Ai tha se do ta paraqesë vendimin për miratim në qeveri pas festës së Pashkëve hebreje.
Më 25 mars, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e njohu sovranitetin e Izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit – rajon të cilin forcat izraelite e kanë pushtuar nga Siria në fazat e fundit të Luftës Gjashtëditëshe të vitit 1967.
Duke nënshkruar njohjen zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Shtetet e Bashkuara është dashur ta bëjnë një hap të tillë “disa dekada më parë”.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, qëndroi pranë Trumpit në Shtëpinë e Bardhë derisa ai e nënshkroi njohjen.
Netanyahu tha se kjo është një “ditë historike” që i transformon “fitoret ushtarake të Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit në fitore diplomatike”, transmeton Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













