Lajme
Një valë e dytë mund të jetë më e ngadalshme dhe më e rrezikshme
Një valë e tillë mund të çojë në një numër shumë të madh të vdekjeve shtesë. Në varësi të rrjedhës së saj, sipas studimit, kjo mund të rezultojë deri në 5000 vdekje

Në Zvicër, personat e moshës 10 deri 20 vjeçare kanë kontribuar shumë në përhapjen e virusit në valën e parë të pandemisë. Këtë e tregojnë analizat e para të realizuara nga studiuesit e universitetit të njohur të Cyrihut, ETH, shkruajnë sot srf.ch dhe mediat tjera zvicerane.
Edhe 35 deri 45 vjeçarët gjithashtu, sipas studimit, kanëshkaktuar një përhapje mbi mesatare të virusit, transmeton albinfo.ch. Të moshuarit, nga ana tjetër, kontribuan nën mesataren.
Sipas studiuesve, një valë e dytë e mundshme mund të jetë më e ngadalshme se kjo aktualja sepse shoqëria ka mësuar të merret me virusin. Po ashtu, ndonjë mungesë në sistemin e kujdesit shëndetësor nuk është reale të pritet.
Por, nga ana tjetër, kjo mund të nënkuptojë që popullsia nuk e percepton më kërcënimin sikur më parë ose ka më pak mirëkuptim për masa drastike.
“Ky është një lajm i mirë nga njëra anë, por është gjithashtu mashtrues nga ana tjetër,” thotë autori i studimit Dirk Mohr, profesor për modelimin e materialeve numerike në Departamentin e Inxhinierisë Mekanike dhe Procesit.
Sipas Mohr, një valë e dytë shumë ngadalë në rritje me një numër riprodhues prej mbi 1 do të ishte veçanërisht e rrezikshme, sepse një valë e tillë mund të çojë në një numër shumë të madh të vdekjeve shtesë, përcjell albinfo.ch. Në varësi të rrjedhës së saj, sipas studimit, kjo mund të rezultojë deri në 5000 vdekje.
Nëse probabiliteti i transmetimit të virusit në shkolla do të përgjysmohej falë disiplinës për t`iu përmbajtur vazhdimisht rregullave të distancës dhe masave higjienike, numri i pritur i vdekjeve shtesë në popullsinë e përgjithshme do të ulet nga 5,000 në më pak se 1.000, thuhet në raport.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA Nëntoger Vesa Ibrahimi, ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues në ShBA dhe është bërë femra...
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor