Futboll
Një trajner italian pritet të zëvendësojë Panuccin
Ervin Bulku dhe Sulejman Mema do të drejtojnë kuqezinjtë për ndeshjen ndaj Andorrës
Christian Panucci edhe zyrtarisht është larguar nga Kombëtarja shqiptare pas humbjes 0:2 nga Turqia. Humbja e fundit ishte fatale për të, pasi është shkarkuar nga Federata Shqiptare të Futbollit.
Kuqezinjtë të hënën përballen me Andorrën, derisa do të drejtohen nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, përcjell albinfo.ch.
Më pas Federata do të ketë kohën e duhur në dispozicion, për të gjetur njeriun që do t’i besohet Kombëtarja, për edicionin eliminator të Euro 2020-ës, i cili nuk nisi në mënyrën e duhur, raportojnë mediat shqiptare.
Emri i Edy Rejës është i pari në listën e kreut të FSHF-së, Armand Duka, ndërsa 73-vjeçari italian ishte në “Loro Boriçi” për të ndjekur nga afër takimin mes Shqipërisë dhe Turqisë.
Sidoqoftë, trajneri italian nuk e ka komentuar nëse do të drejtojë kuqezinjtë.
Reja ka një karrierë mjaft të pasur si trajner, pasi ka drejtuar skuadra si Napoli, Atalanta dhe Lazio.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë














