Kultura
Një tjetër talente shqiptare në “The Voice Kids” në Gjermani
Sanie Thaçi 12 vjeçare do të shfaqet sonte në mbrëmje në “The Voice Kids” i cili transmetohet në televizionin gjerman Sat.1, 20:15 min
Pas Ridon Jakupit i cili ka kaluar në fazën tjetër të talent shout “The Voice Kids” në Gjermani, një tjetër shqiptare do të prezantohet sonte. Është kjo dymbëdhjetë vjeçarja Sanie Thaçi. Për vogëlushen shqiptare e cila banon në Cyrih të Zvicrës prezantimi në këtë program është një realizim i ëndrrës së saj.
“Ajo ka filluar të këndojë edhe para se të fliste”, thotë nëna Albana Arifi duke qeshur. Vajza e saj, Sania do të shfaqet sonte në mbrëmje në “The Voice Kids” i cili transmetohet në televizionin gjerman Sat.1, 20:15 min. “Unë jam shumë krenare për të. Zëri i saj është dhurata më e mirë që ajo mund ta bëjë”, shkruan blick.ch.
Mësuesi zbulon talentin e saj
Kur Sania ishte në klasën e dytë, mësuesi i saj erdhi tek ne, e kujton zonja Arifi. “Ai na tha që vajza ka një talent të madh për muzikë dhe duhet patjetër të promovohet”, përcjell “albinfo.ch”.
Por në atë kohë nxënësja nga Wettswili në Albin Cyrih ishte ende e turpshme. “Ajo mendonte për të marrë pjesë në një talent shou por prapë nuk kishte besim tek vetja”. Ndërkohë një ditë vendosi.
Javë më parë Sania udhëtoi së bashku me babin dhe xhaxhain e saj për t’u paraqitur në shoun në Berlin. “Isha shumë me emocione”, kujton vajza atë ditë. “Por, kur kam filluar të këndoj, nervozizmi më është zhdukur. Ishte një kënaqësi e madhe”, transmeton “albinfo.ch”.
Duke kënduar, Sanien mund ta dëgjojmë sonte më këngën “Lush Life” të Zara Larsson. Si model të këndimit, ajo nuk e ka askënd. “Më pëlqen Ariana Grande. Ajo është e veçantë dhe ka një zë të mrekullueshëm”.
Profesioni i ëndrrave: Mjeke për fëmijë
Në verë Sania do të hyjë në shkollë të mesme. Në rast se nuk i ecë karriera më këndim, ajo ka planin B. “Që kur isha 7 vjeçare, dëshiroja të bëhem mjeke e fëmijëve në një vend të varfër. Dëshiroj të ndihmoj fëmijët, të cilët nuk kanë para për të paguar operacionet e shtrenjta”, shprehet Sania.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










