Kosova
Një tjetër punëtor i KEK-ut ka humbur jetën në vendin e punës
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se edhe një punëtor ka humbur sot jetën në vend të punës, teksa bëhet e ditur se punonjësi gjatë angazhimit në zhvendosjen e disa kabllove, ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda, plagëve të të cilave nuk ka arritur t’iu mbijetoj.
“Sipas informatave fillestare, gjatë angazhimit në transportin dhe zhvendosjen e kabllove 6 kV, ai ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda. Menjëherë pas ngjarjes janë ndërmarrë veprimet emergjente dhe punonjësi është dërguar për trajtim mjekësor në Ambulancën e Obiliqit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, ky është punëtori i tretë i KEK-ut i cili ka humbur jetën nga lëndimet e marra në vendin e punës që nga korriku. Më 16 korrik, KEK-u njoftoi se një punëtor 58-vjeçar ka humbur jetën pas lëndimeve që mori në Fabrikën e Pajimeve Xehtare në Palaj teksa një punëtor tjetër, Haxhi Gjinovci 59-vjeçar, nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve po ashtu të marra në punë, para disa ditësh. Ai ishte i sistemuar në pozitën “Teknik i Xehtarisë” në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ).
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin












