Lajme
Hapet edhe një klasë e mësimit të gjuhës shqipe në Zvicër
Në Sion të kantonit të Valisit
Një tjetër klasë e mësimit të gjuhë shqipe ka çelur dyert për fëmijët shqiptarë në Zvicër. Pas një pune dhe angazhimi disa javësh, ditën e hënë, më 27 shtator 2021, “Shkolla Shqipe” hapi dyert për fëmijët shqiptarë në Sion (Sitten) të Kantonit të Valisit, përcjell albinfo.ch.
Tani shkolla shqipe në Zvicër është një realitet. Pas një pune dyvjeçare, kryesisht nën kushtete vëshira të krijuara nga pandemia, ajo vazhdon rrugëtimin e saj kudo ku ka shqiptarë, duke iu bërë thirrje prindërve shqiptarë që t`i dërgojnë fëmijët e tyre në klasat e sapohapura, jo vetëm në Kantonin e Zyrihut, Bernës, St. Gallenit, Baselit, Zug-it, Waadt, Thurgau-t, Grabünden-it, Luzern-it, Solothurn-it, Schaffhausen-it, Apenzell-it, por kudo në Zvicër.
Me qëllimin e vetëm që të ketë sa më shumë fëmijë në orët mësimore të gjuhës shqipe, e të mos humbasin rrënjët, kultura dhe tradita shqiptare. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













