Shkurt.ch
Një tabletë zemre që të shëron nga racizmi!
Duke hulumtuar një bar kundër sëmundjeve të zemrës dhe shtypjes së lartë të gjakut ata “kanë rënë” në tabletën kundër racizmit!
Një ekip shkencëtarësh të Universitetit britanik të Oksfordit kanë realizuar një zbulim shumë interesant. Duke hulumtuar një bar kundër sëmundjeve të zemrës dhe shtypjes së lartë të gjakut ata “kanë rënë” në një zbulim krejtësisht tjetër: në tabletën kundër racizmit!
36 vullnetarëve të testuar ata sipas një përzgjedhje të rastit u kishin dhënë tabletën e re propranolol ose placebon (tableta false, pa ndikim që përdoren për eksperimente). Pas marrjes së barnave, ata i janë nënshtruar një testimi psikologjik. Dy të tretat e atyre që kanë marrë propranolol kishin pësuar një efekt të jashtëzakonshëm anësor nga tableta në fjalë: kanë treguar rënie të paragjykimeve raciste! Ndërsa ata që kanë marrë tabletat placebo nuk kanë treguar kurrfarë ndryshimi të qëndrimeve ndaj racave tjera.
Është hera e parë që një medikament zbut ndjenjën e racizmit te njerëzit. Dhe sado vështirë e besueshme që të duket, udhëheqësja e eksperimentit, Sylvia Terbeck ngul këmbë për efektin e tij.
Medikameti ndikon vetëm kundër paragjykimit të fshehur (latent) dhe të pavetëdishëm të racizmit, por edhe kundër paragjykimeve tjera ksenofobike.
Ekspertë tjerë thonë se ka raste kur efekte anësore të pazakonshme kanë treguar edhe medikamente tjera. Një medikament për qetësim Oxycatin, fjala vjen, si efekt anësor, forcon racizmin te njerëzit!
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









