Lajme
Një shqiptare do të përfaqësojë Fiat-in
Kompania gjigante ka zgjedhur këngëtaren e talentuar, me origjinë shqiptare, Ava Max-in, e cila gëzon aktualisht një famë ndërkombëtare.
“Një nga këngëtaret më të mëdha të pop-it dhe një nga qytetet më të dalluara për fashion. Duket se diçka e mahnitshme do të ndodhë”, shkruhet në faqen zyrtare të Fiat- it, ndërkohë që në fotografitë e postimit shfaqet pikërisht Ava, shkruan TCh, përcjell albinfo.ch.
Ava, emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi, lindi më 16 shkurt 1994, në SHBA. Ishin prindërit e saj, Andromaqi dhe Pavllo Koçi, ata të cilët emigruan nga Saranda për në SHBA rreth fillimit të viteve ’90.
Amanda e nisi karrierën në 2017-n me këngën “The Clapp Your Hands” të Le Youth. Artistja fshihet edhe pas suksesit të Ariana Grande-s (me të cilën ka një shoqëri të ngushtë), duke ndihmuar në tekstet e hiteve “Thank U, Next” apo “Break Up With Your Girlfriend”.
Disa nga këngët më të suksesshme të saj janë: “Sweet but Psycho”, “Torn”, “Into Your Arms”, e të tjera.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













